Ekonomi

Mashtrimi i Presidentit Thaçi për 1 maj

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 May 2018

Presidenti Hashim Thaçi, nuk i tha gjërat ashtu qysh janë për këtë 1 maj.

Ai u mundua që t’i ikën të vërtetës, kur deklaroj lidhur me pagat e punëtorëve në Kosovë.

Pohimet e tij, se punëtorët në Kosovë i kanë pagat e barabarta me punëtorët e vendeve të rajonit, nuk qëndrojnë.

-Advertisement-

Ç’është e vërteta, punëtorët kosovarë marrin paga më të ulëta se të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Kosovarët nuk paguhen sa sllovenët. Ata për një muaj fitojnë 1.030 euro. Në fakt Sllovenia është vendi i parë në rajon i cili paguan më pagë më të lartë punëtorët, kjo sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.

Pas Sllovenisë që paguan me shumë më të lartë të pagave për punëtorët, është Kroacia. Paga mesatare në Kroaci është 750 euro.

Në vendin e tretë pas Kroacisë është Mali i zi, i cili për gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme në paga. 512 euro është paga mesatare që arriti në vitin e kaluar.

Bosnja, Serbia dhe Maqedonia janë pas Malit të Zi, por nuk është Kosova. Qytetarët në Bosnjë mesatarisht fitojnë 430 euro në muaj, ndërsa në qytetarët në Serbi paguhen mesatarisht 405 euro në muaj.

Ndërkaq, ndryshe siç deklaroj Presidenti Thaçi, Kosova paguan pagë mesatare prej 363 euro për punëtorët./Infokusi.com

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy