Fokus

Mashtrim apo i varfër, zv.drejtori i RTK-së, Adi Krasta deklaron zero pasuri në APK

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 29 June 2023

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik të Kosovës, Adrian Krasta i njohur në publik si Adi, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk ka deklaruar shumë të dhëna për pasurinë e tij.

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme, gazetari nuk ka deklaruar fare pasuri.

Ndërkaq, si pasuri të luajtshme ka deklaruar mbi 3 mijë euro, duke mos dhënë detaje tjera rreth kësaj  pasurie që ai posedon.

-Advertisement-

Gjithashtu, Krasta në APK nuk ka deklaruar nëse posedon aksione tjera.

E vetmja shumë të cilën ai e ka deklamuar është paga mujore të cilën e merr si zëvendës drejtor përgjithshëm i RTK-së, e cila arrin shifrën deri në 1 mijë e 750 euro.

Gazetari Adi Krasta në këtë pozitë ishte emëruar më 24 janar 2023.

Kujtojmë, mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Derisa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ndryshe ministrja Rozeta Hajdari, është dënuar me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera