Sport

Mascherano ‘tradhton’ Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 06 December 2017
Javier Mascherano dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër lëndimit të Samuel Umtiti.
Javier Mascherano është i vendosur në kërkesën e tij për largim nga Barcelona.

Ylli argjentinas dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai nuk do ta ndryshojë mendjen edhe pas dëmtimit të Samuel Umtitit që mund të përcillet me rikthimin e tij në formacionin bazë në muajt e ardhshëm, shkruan “Mundo Deportivo”.

Mascherano dëshiron të gjejë një ekip të ri në fillim të vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

Së fundmi është raportuar se ai mund të transferohet te ndonjë nga klubet e pasura nga Kina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera