Lajme

Masat nga BE mbesin, listohen humbjet që pëson Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 02 December 2023

Kanë kaluar muaj prej kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës.

E kjo po vazhdon të rrezikoj Kosovën në shumë fusha.

Analistë politik në vend thonë se rrezikohen të humben mbi 500 milionë euro fonde nga BE-ja nëse masat nuk largohen gjatë këtij viti.

-Advertisement-

“Kosova vazhdon të jetë me sanksione të BE-së dhe rrezikon të humb një fond jashtëzakonisht të madh të mbështetjes financiare që është rreth 500 milionë euro. Po flasim nëse sanksionet nuk hiqen deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Kosova rrezikon, Kosova e varfër me një buxhet shumë të vogël më të varfërinë në rajon ta humbë edhe një mbështetje që vjen që ka qenë e zakonshme dhe në të kaluarën”

Ndërkaq, analisti tjetër, Arbnor Sadiku rëndit arsyet se pse këto masa nuk po hiqen.

“E para e dimë që vetë vendimmarrja e institucioneve të Unionit Evropian është e tillë ku është kogja komplekse, është shumë lehtë që të vendoset për një politikë të caktuar por pastaj tërheqja nga një vendim i ngjashëm siç ishte ky për masat apo sanksionet ndaj Kosovës është kogja e vështirë sepse duhet të ketë konsensus  të 27 vendeve anëtare. Natyrisht që institucionet e Unionit Evropian duhet që të jenë unike në këtë rast.  E dyta është që shto kësaj edhe lidershqipin aktual që është në krye me Borellin është e vështirë për Kosovë që të pritet që brenda këtij viti të hiqen sanksionet. Pastaj edhe mos pasjen e zbatimi të kërkesave nga qeveria e Kosovës që i ka pasur Unioni Evropian siç ishte de-eskalimi i shpejt i situatës në veriun e Kosovës, krijimi i një rruge sa më të shkurtër për shkuarjen e zgjedhjeve ne veri. Shto kësaj edhe asociacioni e komunave me shumicë serbe”

Masat nga BE u vendosën me arsyetimin se Kosova s’kishte ndermarre hapa konkret per shtensionim të situatës në veri./t7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera