Lajme

Masat e reja/ Këto dy komuna shtohen në zonën e kuqe

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 15 January 2021

Masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë miratuar gjatë ditës së premte nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka ndryshuar edhe rangimi i komunave bazuar në numrin e rasteve me koronavirus.

Me rangimin e ri, pjesë e zonës së kuqe janë edhe Podujeva dhe Mitrovica e Jugut. Komuna të tjera që janë pjesë e zonës më rrezik të lartë të infektimit janë edhe Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera