Ekonomi

“Martirët e ndërtesave”

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 01 May 2018

“Jo festë, Protestë”. Të punësuar e të papunë, me nga një helmet në dorë, kanë marrë rrugën drejt sheshit “Skënderbeu” në kryeqytet.

Të gjithë janë bërë bashkë për një qëllim, kundër vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, shkruan Infokusi.com.

Para ndërtesës së Qeverisë, Kushtrim Mehmeti nga organizata joqeveritare “Beyond the Ëall” vendosi instalacionin “Martirët e Ndërtesave” për të ngritur zërin rreth vdekjeve në vendin e punës.

-Advertisement-

Instalacioacioni i vendosur nga Mehmeti, përbëhet nga vetë artisti që ka në kokë kapelën e sigurisë së punëtorëve të ndërtimit, i rrethuar nga shirita policorë që vendosen në rast vdekjeje, persona të shtrirë të vizatuar që gjithashtu paraqesin vdekjet dhe një karrige që vendoset nëpër raste të vdekjeve.

“[Instalacioni] është thirrje, është zë i atyre njerëzve që po vdesin në vende pune”, tha Mehmeti.

Ai duke folur për vdekjet e punëtorëve situatën e krijuar e quajti gjendje lufte.

“Fakti që për 24 muaj kanë vdekur 24 punëtorë tregon që kjo është gjendje lufte e jo gjendje pune”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka bërë thirrje për këtë protest edhe përmes profili të tij në rrjetin social Facebook.

“Ata nuk mund të dalin në protesta sepse perjashtohën nga puna, ti mos festo, eja PROTESTO”, ka shkruar Mehmeti.

Ndryshe, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2018,  në vendin e punës e kanë humbur jetën katër persona. Ndërsa në 2 vitet e fundit ky numër arrin në 32 persona./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy