Lajme

“Marshojmë S’festojmë” thotë se janë gjobitur nga Policia për marshin e 8 marsit

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 18 March 2022

Aktivistët e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, kanë bërë të ditur se janë gjobitur nga Policia e Kosovës për kundërvajtje për shkak të aksioneve simbolike të organizuara më 8 mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas tyre këto aksione janë paralajmëruar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” dhe janë pranuar nga Policia.

“Për çdo vit, marshi i 8 marsit po bëhet më i fuqishëm. Këtë vit, marshi i organizuar në Prishtinë, karshi organizimeve në qytete tjera, u bë më gjithëpërfshirës qoftë në terma të kërkimit të përgjegjësisë, grupeve të përfshira dhe mjeteve të protestës. Përgjatë trajektores së marshit i cili filloi tek Pallati i Drejtësisë, në kërkim të drejtësisë për gratë e vrara, aktivistet/ët ndërmorën aksione simbolike duke hedhur ngjyrë dhe duke bërë grafite në formë proteste. Këto ndërhyrje e përshkuan të gjithë rrugën, duke përfshirë këtu Këshillin Prokurorial, Policinë e Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Qeverinë e Kosovës. Përkundër paralajmërimit dhe lejimit të të gjitha ndërhyrjeve simbolike, Policia e Kosovës ka vendosur që të na gjobisë, e gjithë kjo në vazhdën e policimit të organizimeve feministe në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Sipas aktivistëve kjo gjobë është hakmarrje ndaj tyre nga Policia e Kosovës, pasi në marsh e kanë cilësuar policinë si një nga përgjegjëset kryesore për neglizhimin dhe trajtimin joadekuat të rasteve të dhunës ndaj grave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera