Lajme

“Marshi për Drejtësi” në Gjenevë, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 30 August 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, sot në Gjenevë u mbajt “Marshi për Drejtësi”, një marshim paqësor para selisë së Kombeve të Bashkuara, në të cilin u përkujtuan viktimat e luftës dhe u përcoll një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të personave ende të pagjetur.

Aktiviteti, i organizuar nga shoqëria civile dhe organizata joqeveritare (OJQ), mblodhi pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, por edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera të prekura nga luftërat dhe konfliktet, përfshirë atë nga Bosnja e Hercegovina, Ukraina, Palestina, Kili, Argjentina dhe vende të tjera të botës.

Pjesëmarrësit marshuan në shenjë solidariteti me familjet që prej vitesh presin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar më shumë angazhim për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë.

-Advertisement-

“1,579 rastet e mbetura të Kosovës janë pjesë e një tabloje shumë më të madhe globale”, u shpreh sot për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch, z. Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit – EURASIA, duke vënë në pah dimensionin ndërkombëtar të çështjes së personave të zhdukur.

Në kuadër të “Marshit për Drejtësi” morën pjesë dhe adresuan mesazhe të ndryshme edhe personalitete nga institucionet e Kosovës dhe të Gjenevës, ndër ta:

Dilara Bayrak, kryetare e Parlamentit të Republikës së Gjenevës;

Andin Hoti, ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës;

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy