Marrja e ilaçeve rrit gjasat e prekjes nga depresioni
Autori: Gazeta inFokus
23:34 | 15 Qershor 2018
Një e treta e amerikanëve, që marrin medikamente me apo pa recetën e mjekut, janë më shumë të predispozuar për t’u prekur nga depresioni, paralajmëron studimi i publikuar në “Journal of the American Medical Association” (JAMA).
Pilula kontraceptive, ilaçe për qetësimin e dhimbjeve, për zemrën apo kundër djegieve të stomakut.
”Shumë persona do të habiten kur të mësojnë se medikamentet e tyre, megjithëse nuk kanë asnjë lidhje me humorin, ankthin apo çdo lloj gjendje që lidhet me depresionin, mund të rrisin rrezikun për të patur simptoma depresive dhe të çojnë në një diagnozë të depresionit”, sipas autores kryesore të studimit, Dima Qato, pedagoge në Universitetin e Illinois në Çikago. Hulumtuesit zbuluan se rreziku i depresionit ishte më i lartë tek personat të cilët marrin më shumë se një medikament duke llogaritur depresionin në mesin e efekteve të mundshme anësore.
”Rreth 15% e personave të rritur të cilët marrin njëkohësisht tre apo më shumë prej këtyre medikamenteve preken nga depresioni gjatë marrjes së medikamenteve, krahasuar me vetëm 5% të atyre që nuk marrin asnjë medikamnet dhe 7% të atyre që marrin një medikament”, sipas studimit.
”Fakti që kutitë apo fletëpalosjet udhëzuese të këtyre medikamenteve nuk përmendin ndonjëherë paralajmërime në lidhje me këtë çështje është vërtetë problematike”, sipas hulumtuesve. Studimi i bazuar në vëzhgimin, mbështetet në të dhënat e një sondazhi të kryer në një target grup me rreth 26 00 persona të rritur nga viti 2005 në 2014, të mbledhura në kuadër të një sondazhi kombëtar për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit (National Health and Nutrition Examination Survey). Shkencëtarët paralajmëruan se kjo qasje nënkupton se konkluzionet nuk mund të nxirreshin mbi marrëdhëniet shkak-pasojë, duke theksuar se pyetësorët nuk merrnin në konsideratë zanafillën e depresionit. Por, për Allan Young, drejtor i Qendrës për Çrregullimet Emocianale në King’s College në Londër, i cili nuk është i përfshirë në studim, shprehet se këto zbulime janë serioze.
”Kjo konfirmon faktin e njohur se këto medikamente mund të shkaktojnë depresionin tek disa persona, dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të identifikuar dhe më pas kuruar depresionin”, thotë ai.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
































