Sport

Marrëveshja e fshehtë e Asensios me Barçën, ja për sa vite do firmosë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 September 2022

Marco Asensio pritet të kalojë te Barcelona verën e ardhshme dhe kjo konsiderohet si tradhtia më e madhe.

Sipas raportimeve nga Spanja, sulmuesi i Real Madrid ka arritur marrëveshjen me katalanasit dhe pritet që në verë të firmos për katër vite me ta.

Verën e ardhme 26-vjeçari do të jetë lojtar i lirë, kështu që Barça nuk do të shpenzojë për afrimin e tij.

-Advertisement-

Spanjolli dëshiron që të jetë vendimtar në skuadrën ku do luajë dhe duke pasur parasysh që te Reali nuk ka hapësirën e dëshiruar pritet që atë ta gjejë te klubi “blaugrana”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera