Marotta: Besojmë te Spalletti, do udhëheqë skuadrën drejt sukseseve

Autori: Gazeta inFokus
07:47 | 05 February 2019
Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta dha një intervistë sot për mediat italiane, ku foli për momentin e vështirë që po kalon skuadra zikaltër gjatë javëve të fundit, ku mungon ende fitorja në kampionat për vitin 2019 dhe madje janë eliminuar nga Kupa e Italisë.
Ai theksoi se skuadra ka në përbërje elementë mjaft cilësorë, të cilët kanë arritur me meritë të çojnë skuadrën në vendin e tretë të renditjes, ndërsa ka pranuar se ka nevojë që grupi të përmirësohet.
“Po kalojmë një moment të vështirë, për të qenë të sinqertë, por të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe të kontribuojmë sa më shumë, që të dalim nga kjo situatë. Duhet të tregojmë një karakter më të fortë dhe të jemi më determinantë në momente të caktuara. Gjithashtu duhet të përmirësojmë edhe aspektin fizik”, tha Marotta.
Humbja e fundit me Bolognën ka bërë që në Itali të qarkullojnë zëra që flasin për një lëkundje të besimit mbi Luciano Spallettin, por nuk është i këtij mendimi Marotta, i cili thekson se tekniku do të jetë në stolin zikaltër edhe për shumë vite.
“Spalletti mund të qëndrojë i qetë, sepse ka punuar shumë mirë dhe do të jetë ai trajneri ynë edhe për vitet e ardhshme. Kemi besim te puna e tij dhe shoqëria ka vendosur ta lërë në krye të skuadrës, për të na udhëhequr drejt ngritjes në nivele të larta”, tha Administratori i Deleguar zikaltër.

Të tjera
-
Deputetët e VV-së regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen nesër në Ku...
-
Cilat produkte pritet të preken nga rritja e çmimeve në Austri pas tarifave të Trump?
Ndërsa BE-ja përgatitet të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj një game të gjerë t...
-
Trump: Presidenti kinez është i zgjuar dhe ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë
“Xi është një djalë i zgjuar dhe ne do të përfundojmë duke bërë një marrëvesh...
-
Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq
Analisti Arton Demhasaj u shpreh i bindur se Albin Kurti nuk hyn në seancë pa...
-
Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, vidhen një shumë e konsiderueshme parash
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë. ...
-
Koalicion PDK-VV? / Përgjigjet deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko” nuk e ka mohuar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë...
-
Deputetja e re e PDK-së sqaron spekulimet për fotografinë afër Kurtit në Kaçanik: I qëndroj besnike partisë sime
Deputetja e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, ka r...
-
Dërguti: Sjellja e Kurtit ndaj LDK-së, tipike e një dhunuesi
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se sjellja e kryeministrit në dety...
-
Mustafa: Dallime janë arsyeja se pse LDK-ja i tha jo takimit me VV-në
Gjatë të hënes Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ia ka dërguar nj...
-
“Ferronikeli” ndal punën deri në fundvit, redukton prezencën e punonjësve
Ndërmarrja “Newco Ferronikeli”, i ka njoftuar punëtorët e saj se pas një peri...
-
Koalicioni i ri i Gjermanisë me lajm jo të mirë për kosovarët që synojnë punësimin në shtetin gjerman
Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perënd...