Lajme

Marko Milenkoviq me propagandë skandaloze në Leposaviq: Akuzon Policinë e Kosovës se po rrahin fëmijët serbë

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 23 June 2023

Marko Milenkoviq, i cili supozohet që merret me projekte të shoqërisë civile për pajtim në mes të qytetarëve serbë dhe atyre kosovarë në veri ka dhënë deklarata skandaloze në protestën e mbajtur në Leposaviq me 19 qershor.

Ai kishte shkuar aq larg sa që para protestuesve edhe ka akuzuar policinë e Kosovës se po rrahin fëmijët serbë duke bërë thirrje që kinse ata duhet ti raportojnë të gjitha këto raste.

Një propagandë e rëndë që mundohet ti japë krejtësisht anë tjetër ngjarjeve në veri që tashmë dihet botërisht se çfarë ndodhi dhe dhunën që shkaktuan protestuesit serbë e dhunën e vazhdueshme si ndaj gazetarëve dhe edhe ndaj forcave të KFOR-it.

-Advertisement-

Pra është ky njeri që merr fonde për pajtim nës mes të komunitetit serb dhe kosovarëve në veri.

“Prandaj i ftoj të raportojnë nga postblloqet e PK-së dhe kur forcat speciale të Kurtit ngacmojnë popullatën, kur gjuajnë me armë dhe rrahin fëmijë. Të raportojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi. Gjithashtu i bëj thirrje ndërkombëtarëve që ta kuptojnë rolin e tyre më me përgjegjësi dhe tashmë. Merreni seriozisht dhe merrni parasysh kërkesat e këtyre njerëzve, të cilët prej disa javësh qëndrojnë këtu në heshtje dhe në mënyrë paqësore për të protestuar. Ne i kërkojmë EULEX-it të mos e thyejë besimin tonë në atë mision dhe të angazhohet dhe raportojë në mënyrë aktive për punën e Autoritetet hetuese të Kosovës në baza ditore, kemi arsye të mjaftueshme për të mos u besuar atyre institucioneve”, tha Milenkoviq në deklaratën e tij skandaloze drejtuar protestuesve.

Ani pse e gjithë bota dënoi dhunën e protestuesve serbë në veriun e Kosovës, si duket Milenkoviq po jeton në një univers paralel ku ai po sheh se forcat e policisë së Kosovës janë ata që po sulmojnë e po ushtrojnë dhunë mbi qytetarët serbë.

Milenkoviq nga ky “univers paralel” thotë se “Regjimi nga Prishtina” është i dhunshëm dhe jo protestuesit serbë.

Kjo ani pse çdo pamje e deritashme nga veriu qysh nga dita e parë që u tensionua situata dëshmon të kundërtën.

“Të nderuar qytetarë, ne, jo forcat speciale të Kurtit, jetojmë këtu, ne, jo përfaqësuesit politikë të zgjedhur në zgjedhje me një për qind dalje, do ta menaxhojmë vetë. Prandaj na duhen aleatë dhe rezistencë paqësore dhe dinjitoze. Regjimi nga Prishtina është i dhunshëm, jo ju, dhe të mos lejojmë që të fshehë terrorin e tij sistematik institucional pas incidenteve individuale të qytetarëve të zemëruar. Revolta civile dhe e keqja sistematike janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Do të jem i lirë të dërgoj mesazhin e paqes në emër të kolegëve të mi nga sektori joqeveritar në Leposaviq, por edhe në emër të të rinjve. Njerëzit që shoh përballë nuk janë terroristë, ata janë profesorë, doktorë, studentë, oficerë, punëtorë, fqinjë dhe miqtë e mi. Këta njerëz po protestojnë sepse duan që zëri i tyre të dëgjohet, të dëgjohet se të drejtat e tyre elementare njerëzore janë në rrezik. Këta njerëz po qajnë për ndihmë”, tha Milenkoviç”, ka shtuar ai në këtë fjalim që bëri para protestuesve.

“Ne nuk morëm asgjë nga kjo. Ata na dërguan forca parapolicie për të hequr juridiksionin e rajonit tonë policor. Ne nuk morëm një panel apeli me shumicë serbe që do të ishte garanci për mbrojtjen kundër gjykimit të padrejtë dhe të motivuar etnikisht. Ne nuk kemi marrë autonominë e premtuar përmes Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Është mbi të gjitha përçarjet, mbrojtja e asaj na bashkon. Por kur kjo e keqe të mbarojë, kur blindat, snajperët, gypat e gjatë të tyre zhduken dhe ata tërhiqen shumë mbi Ibër, kujtoni se ne ishim të gjithë atje dhe ruajeni atë unitet, por edhe dallimet. Dhe për fund të dashur bashkëqytetarë, miq, të afërm, vëllezër dhe motra nga Leposavci. Ai s’do ta mbajë veriun. Sepse ne e bëjmë veriun, sepse jemi në pragun tonë, dhe ata mysafirë të paftuar dhe të padëshiruar janë duke kaluar me mjetet e tyre të blinduara”, përfundon Milenkoviq deklaratën e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera