Auto&Tech

Mark Zuckerberg: Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 11 October 2017

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, ditë e sotme bëri publike planet e tij ambicioze duke kërkuar që realiteti virtual të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë.

“Ne kemi një objektiv,” tha Ai. “Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual.”

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur nga kompania e tij Oculus ku u prezantua edhe një pajisje e re e cila kushton 200 dollar, Oculus Go.

-Advertisement-

Kjo pajisje do të asistojë vizionin e Zuckerberg dhe do të jetë e disponueshme në shitje nga viti i ardhshëm.

“E ardhmja ndërtohet nga ata që besojnë se mund ta bëjnë më të mirë,” tha Zuckerberg gjatë fjalës së tij hapëse.

Ai tha se kompanisë i duhet të gjejë pikat e forta të realitetit virtual dhe këtë pritet të përmbushë Oculus Go. /CIO Albanian

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy