Mariupoli nuk dorëzohet! Ushtarët ukrainas refuzojnë “ultimatumin” rus

Autori: Gazeta inFokus
07:32 | 18 April 2022
Porti strategjik i Mairupolit nuk ka rënë ende u shpreh kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal.
Edhe pse rusët prej gjashtë javësh kanë drejtuar të gjithë forcën e tyre luftarake në këtë zonë dhe kanë bërë thirrje që qyteti të dorëzohet për të shpëtuar jetët e ushtarëve, kryeministri u shpreh se rezistenca ukrainase do të vazhdojë deri në fund.
Ndërsa rezistenca vazhdon, rusët po synojnë tashmë që ta shkatërrojnë tërësisht qytetin, duke e kthyer në një fantazmë.
Presidenti Zelensky më herët është shprehur se do ndaloj të gjitha bisedimet me Rusinë nëse ushtarët në Mariupol vriten, por për Putin këto bisedime kishin arritur në pikën e vdekjes.
Duke bërë një përmbledhje të luftës, kryeministri ukrainas u shpreh se pavarësisht se disa qytete janë nën rrethim, vetëm një prej tyre ka rënë në duart e rusëve, Kherson në jug të vendit. 900 qytete të tjera ishin çliruar nga pushtuesit sipas tij.
Por, beteja që po vazhdon në Mairupol ka rëndësi, strategjike dhe simbolike. Rënia e këtij qyteti do t’i mundësonte rusëve një rrugë tokësore me gadishullin e aneksuar të Krimesë, ndërsa ukrainasit do të humbnin një nga qytetet që ndikon shumë në ekonominë vendas, pasi në të është i vendosur porti më i madh në rajonin e Detit Azov dhe është shtëpia e një fabrike të madhe hekuri dhe çeliku. Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore eksporti për çelikun, qymyrin dhe misrin e Ukrainës.
Një tjetër ngjarje tragjike është shënuar në verilindje të vendit, në qytetin Kharkiv ku bombardimet e forcave ruse kanë goditur ndërtesa civile, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 13 të tjerë sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Të tjera
-
Haxhiu: Opozita po vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit
Deputetja e LVV-së, njëherit kandidate për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, ...
-
Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47
500 fletë votimi nuk janë gjetur në KZA 59 Fier, Qendrën e Votimit 3134/01. ...
-
As këtë herë jo – Dështimi i 14-të, Kuvendi numëron dështimet, jo votat
Procesi i konstituimit të Kuvendit po vazhdon të zvarritet, pasi përpjekj...
-
Berisha: Votoni, votoni, sot është një ditë e dytë vere
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin të...
-
Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Frederik Ndoci: E vetmja ditë që ka njeriu në këtë botë është dita e zgjedhjeve
Jo vetëm diaspora, por në këtë 11 maj për herë të parë në Shqipëri ndodh që g...
-
Haziri i përgjigjet Kurtit para seancës: S’ka vakuum institucional në politikë
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë...
-
Kutitë e votimit transportohen me mushkë
Jemi në fshatin Bele në njësinë administrative Zapod të Kukësit, ku një mushk...
-
Voton Presidenti Bajram Begaj: Proces i qetë, qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre
Presidenti Bajram Begaj, së bashku me bashkëshorten, Armanda Begaj kanë votua...
-
Kurti dhe VV’dje bënë politikë në amfiteatër, UP tre ditë më herët e hoqi ndalesën për tubime partiake në hapësirat e saj
Dje Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm brenda ...
-
VV s’heq dorë nga votimi i fshehtë, Peci: Duhet, sepse vullneti i plotë i gjithësecilit është i rëndësishëm
Vetëvendosja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun si e prop...
-
Në Fushë Krujë qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten
Nis votimi në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë. Në 50 minuta janë par...
-
Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar ditën e sot...