Margaritari i ri i Petkoviqit: Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 09 November 2023
Kryenegociatori serb për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se Asociacionin i komunave me shumicë serbe “përfaqëson të vetmin mekanizëm për mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë dhe se refuzimi i Kosovës për të përmbushur obligimet e saj nga dialogu për plot dhjetë vjet i mundësoi drejtpërdrejt kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kryerjen e terrorit, persekutimit dhe veprimeve përshkallëzuese” kundër, siç e quan ai “popullit” serb”.
Petkoviq, para takimit të radhës në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi, ka pretenduar se Asociacioni “nuk do të jetë kurrë një organizatë joqeveritare në kuadër të së cilës duan ta vendosin përfaqësuesit e disa përfaqësive perëndimore në Prishtinë”, transmeton Paparaci.
“Asociacioni është korniza dhe garantuesi më konkret për ruajtjen e të drejtave kolektive dhe individuale, si dhe kompetencave ekzekutive të negociuara në vitet 2013 dhe 2015 për serbët e Kosovës në çështjet më të rëndësishme sociale, ekonomike, politike, kulturore, zhvillimore, ekonomike dhe të sigurisë“, ka pretenduar Petkoviq.
Ai ka theksuar se të gjitha marrëveshjet për statusin e, siç e quan ai, të “bashkimit të komunave serbe” dhe kompetencat të cilat “tashmë janë vendosur për komunitetin serb në Kosovë, sipas marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë”.
“Kjo është pikërisht ajo që presidenti ynë, Aleksandar Vuçiq, disa herë e ka thënë qartë dhe pa mëdyshje para zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë takimin e fundit në Bruksel me liderët evropianë. Për ne Kushtetuta e Republikës së Serbisë është e shenjtë dhe në Kosovë ende është në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe asnjë konferencë mediatike, e as duke iu referuar “të ashtuquajturës” Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka asnjë kredibilitet jashtë kabineteve individuale apo të ambasadave të huaja, nuk mund ta pezullojë apo anulojë këtë“, ka pretenduar Petkoviq në propagandën e tij para zgjedhjeve në Serbi, të cilës si duket as vet nuk i beson. Por ka vazhduar ta kryej detyrën e tij të servilit, duke e lartësuar liderin e tij suprem duke thënë se “një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, e ajo është se presidenti ynë Aleksandar Vuçiq nuk ka reaguar asnjëherë ndaj presioneve, pa marrë parasysh se nga cila anë kanë ardhur dhe sado të dhunshëm kanë qenë. Dhe ai do të vazhdojë të luftojë fuqishëm për interesat e “popullit serb” në Kosovës”
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...