Sport

Marcelo tregon trajnerin, lojtarin dhe kundërshtarin më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 14 September 2017

Marcelo ka folur gjatë dhe për shumë gjëra sot në një konferencë për media në “Santiago Beranbeu” pas vazhdimit të kontratës me Real Madridin deri në vitin 2022.

Braziliani është shprehur tejet i lumtur dhe krenar që e ka vazhduar kontratën me klubin, siç ka thënë ai, më të mirë në botë, transmeton Express.

I pyetur se cili është trajneri më i mirë, ai është përgjigjur: “Zidane. Ai më kupton mua madje pa më folur hiç, thjesht duke më shikuar. Mbase sepse ai ka qenë futbollist edhe vetë. Është shumë e vështirë ta grumbullosh një ekip me lojtarë të mëdhenj për një periudhë kaq të shkurtër kohore”.

-Advertisement-

Marcelo beson se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë më të cilin ka luajtur, ndërsa Neymar kundërshtari më i vështirë.

“Kam luajtur me Ronaldon, Ronaldinhon, Van Nistelrooy, por e dini se cili është më i mirë: Cristiano. Ai është më i kompletuari. Ndërsa kundërshtari më i vështirë është Neymar”, ka përfunduar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera