Fun & Video

Maratona në vendin më të ftohtë në botë, asnjë pjesëmarrës nuk arrin vijën e “finishit” për shkak të temperaturave të ulëta – minus 60 gradë celsius (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 11 January 2019

Është testi përfundimtar për të gjithë adhuruesit e maratonës – gara në vendin më të ftohtë në botë.

Asnjëri prej 16 pjesëmarrësve nuk ka arritur të arrij vijën e finishit, edhe pse fytyrën e kishin të mbuluar me kapela mbi të cilat qëndronin të varura copëza të akullta,

E gjitha ndodhi për shkak të vendit ku po mbahet gara ku temperaturat janë shumë të ulëta, bëhet fjalë për Siberinë apo më saktësisht për fshatin Oymyakon që konsiderohet vendi më i ftohtë në botë.

-Advertisement-

Në këtë vend temperaturat minimale arrijnë deri në minus 60 gradë celsius. Kurse organizatorët synojnë se gjatë vitit të ardhshëm të tërheqin edhe pjesëmarrës nga vende tjera të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera