Sport

Maradona pritet si “mbret” në Bjellorusi, merr detyrën e re te Dinamo Brest (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 17 July 2018

Diego Armando Maradona kaloi një muaj si protagonist në shkallët e stadiumeve ruse, kur në fushë zbriste Argjentina e tij, gjatë kampionatit botëror “Rusi 2018”.El Pibe D’oro ka mbërritur sot në Bjellorusi, ku ashtu siç ishte njoftuar më herët, do të marrë drejtimin e skuadrës vendase, Dinamo Brest. Legjenda argjentinase do të jetë presidenti i ri i klubit dhe pritet të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar strategjitë e zhvillimit.

Maradona mbërriti në Bjellorusi mesditën e sotme me avion privat, ndërsa u prit nga mijëra fansa dhe dhuroi sërish spektakël me përshëndetjet e tij të veçanta.

Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Maradona mbyll kështu një aventurë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte trajner i Al Fujairah dhe rikthehet sërish në Europë, ku shkëlqeu si futbollist me Napolin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera