Sport

Maradona ndahet nga partnerja, Oliva e dëbon nga shtëpia (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 13 December 2018

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër gjithmonë mbetet qendra e vëmendjes. Sipas njoftimeve të mediave argjentinase, marrëdhënia mes Pibe de Oro dhe Rocio Oliva, e cila e ka larguar ish-kampionin edhe nga shtëpia e Bella Vista (Buenos Aires, dhuruar pikërisht nga ai), ka mbërritur në fund.

Maradona në këtë momente është teknik i Dorados, në Meksikë. Dhe vetëm largësia për t’u takuar me partnerin e saj do të ishte një nga arsyet për ndarjen e çiftit.

Rocio Oliva, për më tepër, në një intervistë televizive të fundit me Espn Argjentinë, e shpalli veten ‘single’: një dalje që nuk i ka pëlqyer Maradonës, me të cilin tashmë ka mbyllur përfundimisht çdo marrëdhënia. Gjithashtu, edhe për shkak se ish-e dashura e Diegos, siç raportohet nga disa media të Amerikës së Jugut, ka nisur një marrëdhënie tjetër…

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera