Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/uuuu-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 18 October 2022
Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të mbajnë emra, pseudonime apo shkurtesa të personave që kanë çfarëdolloj lidhshmërie me jotolerancën racore, kombëtare, fetare, urrejtjen, gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.
Kështu thuhet në ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e shoqatave kulturore e organizatave tjera, pasi zgjidhja aktuale nuk parashikonte kriteret e tilla, për të cilat tani ka konsensus mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshimet në këtë ligj u imponuan pas regjistrimit të dy shoqatave kulturore bullgare me emrin Vanço Mihajllovit në qytetin e Manastirit dhe Car Borisit në Ohër, që nxitën reagime të shumta, pasi bartësit e emrave të këtyre shoqatave njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë Naziste dhe autorët kryesorë të masakrave e dëbimit të hebrenjve, por edhe të maqedonasve për shkak të kundërshtimit të ideve naziste.
Përveç këtyre dy shoqatave, në procedurë është regjistrimi edhe i një shoqate tjetër me emrin e Car Ferdinandit, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka sunduar me Bullgarinë dhe territorin e Maqedonisë së atëhershme.
“Gjatë shtatë muajve të fundit jemi dëshmitarë të përhapjes të të ashtuquajturave klube kulturore, të emëruara sipas figurave të diskutueshme, nazistëve dhe fashistëve. Ky ligj duhet t’i japë fund regjistrimit të shoqatave dhe fondacioneve të tilla”, tha Rashela Mizrahi , deputete e VMRO DPMNE-së, e cila edhe kishte propozuar ndryshimet në këtë ligj.
Ndryshime ligjore, të ngjashme me ato të VMRO-s, kishte propozuar edhe Lidhja Social Demokrate, dhe më pas propozimet u harmonizuan në një ligj të vetëm.
“Ne mbështesim të drejtën e lirisë së bashkimit të njerëzve në shoqata, por duhet të ngrihemi edhe për vlerat mbi të cilat bazohet vendi ynë, të cilat janë vlera anti-fashiste, ndaj do të mbështesim çdo propozim që është në atë drejtim”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel.
Sipas ndryshimeve ligjore, nëse një shoqatë dëshiron të mbajë emrin e një personaliteti historik, duhet të marrë pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Organizatat dhe shoqatat do të duhet të harmonizojnë emrat dhe titujt e tyre me këtë ligj brenda tre muajve dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të fshihen nga Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut.
Ndalesat për shoqatat kulturore e organizatat tjera do të vlejnë edhe për partitë politike të cilat gjithashtu në programet e tyre nuk duhet të përmbajnë nxitje etnike, fetare, kombëtare, urrejtje, apo të mbështesin gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.
“Nuk duhet të kemi dilema. Ne nuk jemi kundër asnjë shoqate, por duhet të mbrojmë themelet tona, që janë vlera anti-fashiste. Partitë politike në programet e tyre të mos kenë programe me qëllim nxitjen e urrejtjes, jotolerancës etnike apo përhapjen e fashizmit, nazizmit e kështu me radhë”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
Shoqatat bullgare ishin formuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut me prejardhje bullgare, ndërkohë që debati për ligjin e ri është duke u ndjekur edhe në zyrtarët në Bullgari, të cilët kanë thënë se “ndalimi i shoqatave me emrat e personaliteteve bullgare nënkupton edhe mohimin e identitetit të tyre”.
“Më habit një paradoks i pabesueshëm: nëse emri i Vanço Mihajllovit konsiderohet i paligjshëm dhe fyes për ndjenjat kombëtare maqedonase, atëherë duhet ta ndalojnë edhe partinë VMRO, sepse në krye të kësaj organizate ka qenë pikërisht Vanço Mihajllov, emrin e të cilit e mban një shoqatë kulturore bullgare”, ka deklaruar bashkëkryetari i komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike, Angel Dimitrov, në një deklaratë për mediat në Sofje./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/1.jpg)
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...