Lajme

Maqedoni e Veriut: 17 të vdekur dhe 493 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 18 November 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut e ka bërë të ditur se 17 persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 493 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Janë shëruar 532 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,157 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 210,938, të vdekur janë 7,390 si dhe janë 8,391 raste aktive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera