Fokus

Maqedonci: Vizita e Presidentes në SHBA pjesë e opsioneve që po i shqyrtojmë për blerje të helikopterëve

Autori: Sylejman Sylejmani 19:05 | 14 May 2024

Për disa ditë, Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e agjendës, ishte edhe një vizitë në një kompani të helikopterëve. Osmani ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video, ku shihej teksa merrte mësimet e para në pilotim, nga amerikani me përvojë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh.

Kjo vizitë, duket se nuk ishte e rastësishme.

-Advertisement-

Në një intervistë për Gazetën Infokus, ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo vizitë u realizua në kuadër të disa të disa opsioneve që Kosova po i shqyrton për blerje të helikopterëve.

“Ne së bashku me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më saktësisht me zyrën për bashkëpunim të mbrojtjes në këtë ambasadë, jemi në vazhdimësi në kontakt edhe në bisedime për të gjitha sistemet të cilat mund të sigurohen përmes programit FMS, që është program i blerjes shtet më shtet, ministria e mbrojtjes bashkë me departamentin e mbrojtjes bashkëpunojnë në blerjen e këtyre sistemeve të armatimit dhe në këtë aspekt ne gjenerojmë shumë opsione. Vizita e Presidentes atje është në një ndër opsionet që jemi duke i gjeneruar për blerje të helikopterëve, mirëpo ne kemi edhe opsione të tjera të cilat janë në tavolinë dhe për të cilat normalisht se do të diskutohet në periudhën në vazhdim”, ka theksuar Maqedonci.

Intervistën e plotë me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci mund ta ndiqni në kanalin e Gazeta Infokus në “Youtube”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera