Maqedonci: Ushtarët së shpejti do të furnizohen me çizme, kemi mjaftueshëm uniforma

Autori: Gazeta inFokus
07:32 | 19 September 2024
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisen me çizme. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci.
Ai ka thënë se uniformat e reja janë të standardit të lartë, duke thënë se ankesat për uniforma të vjetërura mund të ketë, pasi ushtarët i kanë përdorur edhe nga e kaluara.
Maqedonci ka thënë se në depot e FSK-së ka mjaftueshëm uniforma.
“Pjesëtarët e FSK-së janë të furnizuar me uniforma, do të furnizohen së shpejti edhe me çizme. Uniformat që janë blerë disa ditë më parë janë të standardit. Pjesëtarët mund të kenë pas uniforma edhe na e kaluara që i kanë përdorë dhe që mund të jenë shlyer kur kanë pas aktivitete. Tani ka sasi të mjaftueshme të uniformës në depot e FSK-së”, tha ai.
Ai ka folur edhe pagat e ushtarëve dhe rekrutëve. Maqedonci ka thënë se paga e rekrutëve ka qenë e lidhur me pagën minimale që tash do të jetë 350 euro, e që sipas tij kjo pagesë është vetëm për kohën e trajnimit.
“Paga e rekrutit ka qenë e ndërlidhur me pagën minimale dhe çka është për tu theksuar se rekrutët nuk qëndrojnë më shumë se 8 javë në ato pozita, kur kanë ndjekur trajnimin. Pas trajnimit ata marrin gradën e ushtarit dhe paga e tyre është afër 600 euro. Me rritjen e pagës minimale rekrutët do të marrin 350 euro”, tha Maqedonci
Ai ka thënë se në disa vende të Evropës nuk ka qenë praktikë pagesa për rekrutët.

Të tjera
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...
-
Kurti: Nuk po e votojmë Albulena Haxhiun për mbretëreshë por për kryekuvendare, ta provojmë votimin e fshehtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth konstituimit të Kuvendit t...
-
Kancelari gjerman refuzoi të valëvis flamurin e ylberit: Bundestagu nuk është një tendë cirku
Kancelari gjerman, Friedrich Merz është kritikuar ashpër nga partitë e majta ...
-
Ngërçi në kuvend, Kurti: I kemi pak më shumë se tri javë kohë, ne kemi lëvizur por s’ka lëvizje nga partitë tjera
Kryeministri në detyre Albin Kurti ka thënë se partia e tij ka lëvizur sa i p...
-
Ndërtimi i urave në veri: Kosova vepron, Serbia proteston – ndërkombëtarët të rezervuar
Dy gurthemeli u vendosën më 1 korrik, në veri dhe jug të Republikës së Kosovë...
-
Refuzimi i presidentit: Haga s’e do Thaçin, nuk ia ndan akuzat
Tre anëtarë të ekipit mbrojtës nga gjykimi për krime lufte e krime kundër nje...