Lajme

Maqedonci takohet me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 03 September 2024

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se e ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

“Në këtë takim miqësor me z. Gorgun dhe ekipin e tij diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve tona. Investimi në industrinë e mbrojtjes është njëra nga fushat për të cilën kemi diskutuar gjatë takimit dhe të cilës ne jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë.”

Ai tha se në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, Turqia ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

-Advertisement-

“Në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë vazhdimisht Republika e Turqisë, kontribut për të cilin ne jemi mirënjohës e falënderues. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të ngrisim kapacitetet e ushtrisë sonë duke bashkëpunuar me aleatët tanë.”

“Zhvillimi i ushtrisë sonë është dhe do të jetë gjithnjë në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë, këto janë vlerat tona, të cilat i kemi kultivuar dhe iu kemi qëndruar besnik gjithnjë.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera