Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë

Autori: Gazeta inFokus
07:13 | 12 September 2024
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të armatusur që sulmoi në Banjskë, Milan Radojiçiq të jetë i lirë, situate do të jetë e brishtë në veri të vendit.
“Përderisa grupi i Radoiçiç vazhdon të mbetet i lirë në Serbi, përderisa politika e Serbisë inkurajon grupe të tilla, situata mbetet e brishtë në veri të vendit”. – tha ai.“Është një lajm i mirë ngritja e aktakuzës ndaj grupit të Banjskës sepse Kosova me të vërtetë nuk ka ekzagjeruar kur ka paraqitur kërcënimet dhe rreziqet që kanë ardhur nga Serbia dhe nga këto grupe terroriste në veri. Për disa vite me radhë nga institucionet tona është theksuar rreziku që mund të vijë nga këto grupe. Sot, vigjilenca është shumë e lartë. 24 Shtatori nuk na ka mësuar vetëm ne por edhe ndërkombëtarët, që aspekti i sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i dobët, përderisa ekzistojnë shtete që synojnë okupimin e vendeve të tjera, siç është Serbia. Gati 70% e kapaciteteve ushtarake të Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, jo larg kufirit dhe inkurajohen grupe të tilla si ai i Radoiçiç për të kryer sulme terroriste ndaj vendit tonë.
Kjo qasje e Serbisë nuk është vetëm në raport me Kosovën, por edhe me Bosnjën dhe ndikimi që kanë në situatën e sigurisë në Malin e Zi. Derisa ekziston kjo qasje e Serbisë, normalisht që rreziku është prezent dhe vigjilenca prej nesh dhe partnerëve tanë është rritur.
Në periudhën e fundit kemi pasur për herë të parë një shtrirje të sovranitetit në veri. Janë mbyllur institucionet ilegale dhe jeta e komunitetit serb është qetësuar jashtëzakonisht shumë. Normalisht që grupe të ndryshme që operojnë në Serbi vazhdojnë të kërcënojë sigurinë dhe rendin e territorit tonë, mirëpo situata në veri të vendit, pavarësisht tensioneve, është shumë më stabile dhe e qetë”, u shpreh ministri Maqedonci. /A2CNN

Të tjera
-
PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka ngritur shqetësimin...
-
Haxhiu për kr*min në Prizren: Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për krimin që n...
-
Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për seancën konstituive që do të vazhdoj...
-
Muharremi: VV-ja do të vazhdojë me rënie, derisa të arrijë në nivelin 20-25%
Njohësi politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar raportimin se me matjet e fu...
-
Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vras* jes së 15-vjeçares në Prizren: “Vajzat nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre”
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar ashpër pas vrasjes së rëndë që ndodhi so...
-
Prokuroria jep detaje të reja për vr*sjen në Prizren, burri th*ri me th*kë dy vajzat dhe gruan
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda ka dhënë de...
-
Drejtori i Policisë në Prizren për familjen ku ndodhi vra*sja: Ka rreth një vit që jetojnë e punojnë në Kosovë
Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka dhënë detaje për ngjarjen tra...
-
Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjë dhe Hercegovinë
Sot në Nju Jork do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Ba...
-
Këshilltari i Trumpit thotë se Kongoja e Ruanda i kanë dorëzuar propozimet për paqe
Kongoja dhe Ruanda kanë dorëzuar nga një draft-propozim të marrëveshjes për p...
-
LDK-ja përballet me ofertën e Kurtit – Quni: Kam një disponim, por pres kryesinë
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet sot për të shqy...
-
Tingujt e këngës “Mora fjalë” dëgjohen edhe në Brunei, presidentja Osmani publikon pamjet
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Brunei, ndër...
-
Ambasadori Malaj: Kosova ka të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje politike
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh optimist për tejkal...