Këshilltari i Trumpit thotë se Kongoja e Ruanda i kanë dorëzuar propozimet për paqe

Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 06 May 2025
Kongoja dhe Ruanda kanë dorëzuar nga një draft-propozim të marrëveshjes për paqe si pjesë e një procesi me të cilin synohet t’u jepet fund luftimeve në pjesën lindore të Kongos dhe të tërhiqen miliarda dollarë investime nga Perëndimi, tha të hënën këshilltari i lartë i presidentit Donald Trump për Afrikën, Massad Boulos.
Ky është hapi më i ri në përpjekjen ambicioze të administratës së Trumpit për t’i dhënë fund një konflikti të gjatë me dekada në rajonin e pasur me minerale si tantali, ari, kobalti, bakri e litiumi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Muajin e kaluar, kryediplomatët e këtyre dy shteteve afrikane ishin pajtuar për dorëzimin e propozimeve për marrëveshje deri më 2 maj. Pajtimi kishte ndodhur në një ceremoni në Uashington krahas homologut të tyre amerikan, Marco Rubio.
Këshilltari Boulos tha të hënën në rrjete sociale se e mirëpriti “draft-tekstin rreth propozimit për paqe të pranuar nga Kongoja dhe Ruanda”, duke e përshkruar atë si hap të rëndësishëm drejt paqes.
Në një intervistë me agjencinë “Reuters” javën e kaluar, ky këshilltar tha se plani është që Rubio të takohet në mesin e majit në Uashington me homologët nga Kongoja e Ruanda në përpjekje për t’u pajtuar për draftin përfundimtar të marrëveshjes së paqes.
Sipas tij, para se marrëveshjet të mund të nënshkruhen, Ruanda dhe Kongoja duhet të finalizojnë marrëveshje ekonomike dypalëshe me Uashingtonin, sipas të cilave kompanitë amerikane dhe perëndimore do të investojnë miliarda dollarë në minierat kongoleze dhe në projekte infrastrukturore për mbështetjen e mihjes në të dyja vendet, përfshirë procesimin e mineraleve në Ruandë.
Më tej, këshilltari Boulos tha se ka shpresë që të tria marrëveshjet të nënshkruhen brenda rreth dy muajve dhe në të njëjtën ditë, në një ceremoni ku do të merrte pjesë edhe vetë presidenti Trump.

Të tjera
-
Raportuesi për Serbinë angazhohet për njohjet e Kosovës – flet Terras
Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cil...
-
Bekim Jashari: Sot përkujtuam 26 vjetorin e çlirimit të fshatit Shqiponjë
Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledh...
-
Trumpi thotë se të hënën do të telefonojë Putinin e Zelenskyn për të negociuar një armëpushim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ...
-
Osmani takohet me kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, ...
-
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih D...
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për borxhe: Po na injorojnë, kanë negociuar marrëveshje me kompani private
Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me ...
-
Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje ...
-
16 të vdekur pasi tornadot godasin dy shtete të Amerikës
Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të...
-
Osmani dhe kryeministri i Kroacisë kryesojnë tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Ple...
-
“Kosova në bllokadë”, Koci i kërkon Kurtit të marrë përgjegjësi si lider
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë nd...
-
Ramadani ‘tregon’ 5 fushat në cilat ndikon kriza parlamentare: S’është vetëm çështje politike
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijua...
-
Tahiri: Propozimi i VV-së për seanca një herë në javë është antikueshtutes, thirrje për legjitimimin e bllokadës
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar ...