Lajme

Maqedonci: Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka fituar riakreditimin pesëvjeçar

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 17 Tetor 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

Ai në një postim në Facebook shkruan se investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Për herë të parë, Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme që po bëjmë për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK. Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë.

Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së. Përgëzoj drejtuesit dhe gjithë stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtij suksesi!

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy