Lajme

Maqedonci: Për pesë vjet u rekrutuan 3 mijë e 220 ushtarë të rinj në FSK

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 24 Tetor 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të fundit janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në “Facebook”, Maqedonci ka deklaruar se rekrutimet kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke theksuar se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar.

Ai ka thënë se investimet në ushtri do të vazhdojnë, me synimin për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të avancuar profesionalizimin e pjesëtarëve të saj.

-Advertisement-

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy