Maqedonci: Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 06 September 2024
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se gjatë mbledhjes së 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, në Raimstein të Gjermanisë, ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën të ofruar nga Republika e Kosovës.
Ai bëri të ditur se këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës.
“Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar Maqedonci.
Sipas ministrit Maqedonci, kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë.
Ai ka thënë se Kosova si anëtare e Koalicionit të Deminimit do të vazhdojë mbështetjen e këtij partneriteti me kapacitete të ndryshme.
Ministri Maqedonci premtoi se ndihma e Kosovës do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj.
Në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, Maqedonci ishte bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Të tjera
-
Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve
Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se s...
-
Ish-pjesëtar i UÇK’së- Kush është dëshmitari i radhës që po intervistohet në seancë të mbyllur nga Specialja?
Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë po interviston dëshmitarin e rad...
-
Parlamenti hap dyert për Ditën e Demokracisë
Në Hollin e Kuvendit të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë....
-
Komuna e Gjilanit blen autoambulancë afro 60 mijë euro
Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratën për blerjen e një autoambulance për...
-
Ṣhpërthiṃ në qendër të Këlnit
Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjer...
-
Si u pikas mes shkurreve 58-vjeçari që tentoi të vrịste Donald Trump-in në fushën e golfit
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atent...
-
Fillon bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bo...
-
Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas
Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlan...
-
Edita Tahiri: Ura vazhdon të jetë e mbyllur, Kurti ka menduar se është lehtë
Janë bërë më shumë se një muaj që kur autoritet në Kosovë vendosën për hapjen...
-
Në ditën kur Kuvendi feston ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, punëtorët teknikë hyjnë në grevë
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me pagat ...
-
Gjuan me ạrmë në aheng familjar, arrestohet në Shtime
Një burrë dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar në Shtime. P...
-
FSK-ja vazhdon ushtrimet për mbrojtjen e territorit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të ushtrimit “...