Lajme

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 23 Tetor 2026

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë mandatit të tyre qeverisës është më shumë se dyfishuar numri i ushtarëve të rinj të rekrutuar.

Ai ka bërë të ditur se me grupin e radhës që do të nisë trajnimin, do të arrihet objektivi i planifikuar i personelit për vitin 2028, dy vjet para afatit të paraparë.

-Advertisement-

“Ky është një moment krenarie për ta, për ne, për familjet e tyre dhe për vendin tonë. Me këtë betim nis një rrugëtim i ri, i ndërtuar mbi disiplinën, përkushtimin dhe përgjegjësinë për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve të tij. Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi më shumë se dyfishuar numrin e ushtarëve të rinj të rekrutuar. Me grupin e radhës që do të nisë trajnimin, do ta arrijmë objektivin e planifikuar të personelit për vitin 2028, dy vjet para afatit të paraparë”

Maqedonci ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është trefishuar buxheti i mbrojtjes, duke kaluar 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, si dhe është katërfishuar numri i ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit.

Ai ka shtuar se investimet në personel, armatim, pajisje dhe përgatitje profesionale mbeten prioritet për forcimin e sigurisë së vendit dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy