Lajme

Maqedonci: FSK-ja është e aftë për mbrojtje të territorit

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 08 August 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e aftë edhe për detyra luftarake të mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.

“Kur e sqarova çështjen e zhvillimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës e theksova edhe fazën në të cilën Forca e Sigurisë së Kosovës gjendet, por gjithmonë çdo pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kurse bazike ushtarake dhe kurse të tjera që i mundësojnë të jetë i gatshëm për operacione luftimi. Ne me gjitha kapacitetet që i kemi aktualisht jemi të aftë për të operuar dhe për të zhvilluar detyra të ndryshme, mes tyre edhe detyra luftarake të mbrojtjes së territorit”, tha Maqedonci në Klan.

Ministri shtoi se trajnimet dhe pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë sipas standardeve të NATO-s.

-Advertisement-

“Motivi është shumë i lartë, përgatitja është shumë e lartë, pajisjet tona, sistemet armatimit janë sisteme që prokurohen kryesisht nga vendet e nga NATO, dhe sipas sistemit shtet me shtet duke komunikuar me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s, kryesisht nga SHBA-të, por edhe vende të tjera”, tha Maqedonci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera