Mandl: Askush s’e lejon hyrjen e Serbisë në BE pa e njohur Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 08 April 2023
Arritja e marrëveshjes në Ohër nga Kosova dhe Serbia ngriti pikëpyetje në të dyja vendet rreth pikave të aneksit. Në Kosovë u rrit droja se përmes kësaj marrëveshje po i mundësohet Serbisë hyrja në Bashkimin Europian pa e njohur de jure Kosovën.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, krahas kritikave të shumta për marrëveshjen, kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kryeministri Kurti i hapi rrugën Serbisë për në BE, duke hequr kushtin ndaj saj për ta njohur Kosovën.
“Dështimin eventual do t’ia faturojmë vendit tonë si penalizim, përderisa Serbisë i kemi hapur rrugën për normalizim pa njohje brenda kapitullit 35”, kishte thënë Abdixhiku.
Për këto pika të marrëveshjes në një bisedë për Gazetën Express ka folur eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili shfaqi bindje të plotë se s’ka lider në BE që e lejon hyrjen e Serbisë në Union pa e njohur fqinjin e saj.
“Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, do të hapet politikisht. Kërkon lidership të vërtetë. E njëjta gjë vlen edhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së. Asnjë lider i vërtetë në asnjë nivel nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën. Dhe Serbia zyrtarisht nuk ka fuqi për të bllokuar që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB-së”. Mandl thotë se vetëm mungesa e lidershipit është ende arsyeja pse Kosova nuk është bërë ende anëtare e OKB-së dhe Këshillit të Europës. “Do të nevojiten vendime të guximshme”.
Për çështjen e Asociacionit, eurodeputeti austriak thotë se duhet merret për model një zgjidhje që është gjetur në mes të vendit të tij dhe Italisë.
“Rekomandimi im është që të marrim si shembull Tirolin e Jugut dhe nëse është e nevojshme ta përshtatim atë me situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në histori ishte shumë e vështirë. Por sot askush nuk dyshon se Tiroli i Jugut është pjesë e Italisë dhe në të njëjtën kohë Austria luan një rol unik për Tirolin e Jugut. Dhe popullsia e Tirolit të Jugut ka të drejtat e veta, për shembull në lidhje me gjuhën. Dhe në të njëjtën kohë është plotësisht nën ligjin dhe juridiksionin italian dhe europian”.
Mandl ka komentuar marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën tha se po e sheh si dëshmi se kur BE-ja angazhohet mund të sjellë ndryshim.
“Unë i vlerësoj deklaratat e udhëheqjes së BE-së në koordinimin e kësaj [marrëveshje]. E kam vlerësuar planin që u quajt joformalisht propozimi franko-gjerman. Mendoj se rolet e Borrellit, Vahelyit dhe Lajcakut janë goxha të vështira, sepse Vuçiq ka hezituar të kontribuojë për ndonjë përparim. Vetë Vuçiq tha publikisht se do të lëvizte për shkak të presionit të BE-së. Kjo është prova më e mirë se BE-ja mund të bëjë një ndryshim për më mirë për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.
A mund të shpëtojnë palët nga detyrimet e marra nga kjo marrëveshje për faktin se ajo nuk është nënshkruar?
“Nuk bëhet fjalë për “ikje”, është një proces i gjatë të cilin ne të gjithë duhet ta ndjekim: Unë shpresoj thellë në njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo do t’i hapë rrugën rinisë së Serbisë dhe gjithë rajonit për një të ardhme më të mirë. Sepse atëherë gjërat mund të bien në vendin e duhur – si njohja e pesë shteteve mosnjohëse që ka kohë që ka vonuar, si anëtarësimi i Republikës së Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare e shumë më tepër”.
Mandl komentoi edhe kontradiktën e deklaratave të presidentit serb, i cili tha se nuk e nënshkroi marrëveshjes sepse do të ishte ligjërisht e detyrueshme. Derisa në anën tjetër ai deklaroi publikisht në Ohër se “kemi një marrëveshje”.
“Pyetja kryesore është: A dëshiron Vuçiq të bëhet një lider i vërtetë? A do të mbahet mend një ditë si një kontribuues i vërtetë për lirinë, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe të gjithë rajonit? I takon atij që të vendosë të sillet me pjekuri dhe vizion”.
Në pyetjen për deklaratat e komentuesve politikë të cilët thonë se Marrëveshja e Ohrit tashmë është e dështuar sepse nuk ka rregulluar asgjë në veriun e Kosovës, Mandl vendosi të përgjigjet për përfitimet që mund të kenë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë me pranimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Nga njëra anë do të thosha se kryeministri Albin Kurti e mori seriozisht dialogun. Edhe partitë opozitare në Kosovë kanë vendosur që të mos e bëjnë çështje konflikti në politikën e brendshme. Kjo tregon pjekurinë e sistemit politik të Kosovës dhe forcimin e pozitës së Kosovës në dialog. Dhe si qeveria e kaluar edhe qeveria aktuale e Kosovës i ka paraqitur botës një qasje të përgjegjshme. Nga ana tjetër: Si të gjithë, edhe serbët meritojnë një lidership të vërtetë për vendin dhe të ardhmen e tyre. Atëherë Serbia jo vetëm që do të bëhet shtet anëtar i BE-së, por edhe vendi kryesor i rajonit për nga ekonomia, motori ekonomik. Nga kjo do të përfitojë vetë Serbia dhe i gjithë rajoni në aspektin e prosperitetit dhe perspektivës për të rinjtë. Kështu që unë do të fokusohesha këtu në tablonë më të gjerë dhe jo në deklarata të vetme”.
Eurodeputeti u zotua se do të lobojë pro anëtarësimet të Kosovës në institucionet ndërkombëtare ku ajo synon.
“Unë vazhdoj t’i kërkoj duke përdorur instrumentet e mia parlamentare”.
Të tjera
-
Ahmeti: Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, prandaj bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, është pr...
-
Dakaj – Drenorit: Unë s’kam qenë asnjëherë me pushtetin, jam gazetar dhe e mbaj rolin tim
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, gjatë bised...
-
Dakaj: Albin Kurti i fton mediat në konferencë dhe iu thotë mediave që po bëjnë spekulime
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, ka folur p...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Krasniqi: Dallimi me qeverinë aktuale është se ne kryejmë punë e këta kanë veç fjalë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Haradinaj, Gërvallës: Betejën e parë me ushtrinë serbe e kam më 6 maj ’97 kur m’u vrạ vëllai e u plạgos Rafeti
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklarata...
-
Musliu: Mitrovica foli sonte me gjuhën e shpirtit
Ganimete Musliu kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e ...
-
Kolgeci i LDK-së: Është koha që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të realizuar ëndrrat tona
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Vlora Dumoshi: Prishtina do të jetë shembulli më i mirë i fitores më të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
Gashi fton qytetarët në tubimin e radhës me 2 shkurt në Obiliq: Obiliqi zgjedh të ardhmen
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Krasniqi: Mbështeja që po merr Hamza dhe PDK-ja na jep besim se do të dalim parti fituese më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Lushtaku: Kosova është më shumë se një vend, është një trashëgimi e cila meriton dhe do të jetë 100% herë “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...