Sport

Manchester Unitedi ‘shkatërron’ Club Bruggin dhe kualifikohet në 1/8 e finales se Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 27 February 2020

Manchester Unitedi e ka fituar duelin kthyes ndaj Club Bruggin me rezultat 5-0 dhe ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, të besuarit e Ole Gunnar Solskjaerit dhuruan një paraqitje të mirë për të kaluar në fazën tjetër.

Golat për ‘Djajtë e Kuq’ i shënuan Fred 2x, Bruno Fernandes, Odion Ighalo dhe Scott McTominay.

-Advertisement-

Me rezultat të përgjithshëm 6-1 Manchester Unitedi ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera