Sport

Manchester Unitedi fiton pa Solskjaerin

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 23 November 2021

Skuadra e Mancheser Unitedit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë pas shkarkimit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaerit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar në udhëtim te Villarrealit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të Grupit F.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica’, golat për Unitedin i realizuan Cristiano Ronaldo (78’) dhe Jordan Sancho (90’).

-Advertisement-

Manchester Unitedin në këtë takim e drejtoi trajneri i përkohshëm Michael Carrik.

Pas kësaj fitoreje Unitedi kryeson Grupin F me 10 pikë, kurse Villarreali mbetet i dyti me 7 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera