Sport

Manchester United apo Real Madrid, ja kë zgjedhë Christian Eriksen

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 16 April 2019

Mediat angleze raportojnë se Tottenhami mund të jetë i gatshëm ta shesë mesfushorin danez gjatë verës dhe Christian Eriksen do të duhet të zgjedhë mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Kontrata e Christian Eriksen përfundon në verën e vitin 2020 dhe ai nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën me klubin anglez deri më tani.

Për këtë arsye, drejtori i Tottenhamit, Daniel Levy, është i gatshëm ta lë danezin të largohet nga Londra.

-Advertisement-

Megjithatë Levy nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për Eriksenin, përkundër që rrezikon ta humbasë atë pa asnjë cent verën tjetër.

Drejtuesit e klubit londinez besojnë se Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë të gatshëm të paguajnë atë shumë për mesfushorin.

Nga dy destinacionet e mundshme të Erikseni, mediat angleze raportojnë se danezi preferon të transferohet në Real Madrid.

Edhe vetë Tottenhami do të preferonte ta shiste mesfushorin në Santiago Bernabeu, pasi që nuk dëshiron ta përforcojë rivalin e Premier Leagues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera