Sport

Manchester City nuk ka të ndalur, siguron finalen e FA CUP

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 06 April 2019

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Brightonit me rezultat minimal 1-0, dhe ka kaluar në finale të FA CUP, shkruan Gazeta inFokus.

Gjysmëfinalja e luajtur në “WEMBLEY” të Londrës, i ka takuar skuadrës së Pep Guardiolas, të cilët shënuan fitore më golin e realizuar nga Gabirel Jezus në minutën e katërt të takimit.

Kundërshtarin për finale të kësaj gare do ta mësojë nesër Pep Guardiolës, pas ndeshjes mes Watfordit dhe Wolves, e cila do të zhvillohet në orën 17:00

-Advertisement-

Ky sezon po shkon mjaft mirë për Manchester Cityn. Ata tashmë e kanë fituar një titull, me triumfin ndaj Chelseat në finale të Carabao Cup, dhe janë ende në garë për titujt e Premierligës e Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera