Sport

Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 14 April 2021

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Qytetarët’ e kanë mposhtur Dortmundin edhe në duelin kthyes me shifrat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 kanë kaluar në rrethin tjetër të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Në takimin e zhvilluar në ‘Signal Iduan Park’, golat për mysafirët i shënuan Riyad Mahrez (55’) dhe Phil Foden (75’), kurse për vendasit golin e vetëm e realizoi Jude Bellingham (15’).

-Advertisement-

Në gjysmëfinale Manchester City do të takohet me PSG-në që ka mënjanuar Bayern Munchenin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera