Sport

Manchester City e eliminon Arsenalin nga EFL Kupa

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 22 December 2020

Manchester City e ka eliminuar Arsenalin nga EFL Kupa, pasi e ka mposhtur në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të thellë 4-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ në Londër, golat për Cityzens i shënuan Gabriel Jesus (3’), Riyad Mahrez (54’), Phil Foden (59’) dhe Aymeric Laporte (73’), ndërsa golin e vetëm për ‘Topçinjtë’ e shënoi Alexandre Lacazette (31’).

Pas kësaj fitoreje Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të EFL Kupës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera