Lajme

Mançevski: Nuk do të shkarkojmë nga puna, por do të bëjmë riorganizimin e administratës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 11 June 2017

“Nuk do të ketë shkarkim nga administrata shtetërore, por do të bëhet riorganizim për efikasitet më të madh, deklaroi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Një nga masat që do të zbatohet është orari i punës fleksibil për administratorët, me qëllim shërbime më cilësore për qytetarët”, tha Mançevski për Makfax.

-Advertisement-

Ai shtoi se po bëhen analiza që të vihet deri tek numri i saktë i të punësuarve në sektorin publik. Dhe në bazë të këtyre analizave theksoi se, do të bëhet edhe ndarja e 1600 administratorëve të cilët janë të angazhuar por rrinë në shtëpi./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera