Sport

Malta shtroi darkë për FFK-në

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 17 November 2018

Malta dhe Kosova do të përballen sot prej orës 18:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kurse dy federatat kanë ngrënë darkë mbrëmë përpara takimit mes kombëtareve, darkë kjo e organizuar nga federata e Maltës.

Në një ambient të ngrohët e miqësor, Federata e Futbollit e Maltës, përkatësisht presidenti saj Norman Darmanin Demajo me bashkëpunëtorë shtroi darkë për krerët e FFK-së, presidentin Agim Ademi, nënkryetarin Bakir Burrri, anëtarët e KE Iljaz Mjaku e Luan Vokshi, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu dhe menaxherin e ekipit Bajram Shala.

-Advertisement-

Të dy presidentët bashkëbiseduan për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm si shumë të suksesshëm, në këmbimin e përvojave, në dërgimin e gjyqtarëve të Kosovës në Maltë për të ndarë drejtësinë në Ligën e Maltës dhe anasjelltas dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera