Sport

Mallorca nuk e mban dot më Muriqin, nga Premier League të gatshëm të paguajnë klauzolën e kosovarit

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 24 November 2022

Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë në Mallorca, aq sa po tërheq interesat e shumë klubeve, me vlerën e kartonit të tij që mund të shkojë në miliona euro.

Nga raportimet e medieve spanjolle bëhet me dije se Aston Villa ka një pëlqim të madh për sulmuesin e Kosovës.

Edhe nëse spanjollët nuk do të donin të hiqnin dorë nga Muriqi, Aston Villa është e gatshme të paguajë klauzolën prej 40 milionë euro.

-Advertisement-

Megjithatë te Mallorca janë të bindur se mund ta mbajnë 28-vjeçarin të paktën deri në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera