Sport

“Mallkimi Drake”, kush e takon humb. Roma vendim drastik-Foto

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 16 April 2019

Roma ka ndaluar të gjithë lojtarët e saj që të bëjnë foto me reperin e famshëm kanadez Drake, deri në fund të sezonit.

Të dielën në mbrëmje, Layvin Kurzawa, ishte viktima e fundit e “mallkimit të Drake”, pasi “Paris Saint-Germain” humbi ndaj Lille.

Kurzawa i bashkohet një liste të gjatë sportistësh që kanë humbur ndeshjet e ardhshme pas bërjes së një fotoje me reperin kanadez.

-Advertisement-

Mbrojtësi i PSG ishte një pjesë e skuadrës që humbi 5-1 ndaj Lille – humbja më e rëndë e ligës së klubit në 19 vjet.

Sipas njoftimit në Twitter të klubit të Serisë A, asnjë lojtar nuk do të lejohet të bëjë një selfie me këngëtarin për shkak të supersticionit se ata gjithashtu do të mallkohen.

Nuk është hera e parë që një yll i sportit ka takuar këngëtarin e famshëm dhe më pas ka pësuar humbje në ndeshjen e tyre të ardhshme gjatë dy muajve të fundit.

Arsenali ra viktimë pas publikimit të një fotoje të lojtarit Pierre-Emerick Aubameyang me kanadezin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera