Lajme

Malishevë: Vatra të reja zjarri në Lladrovc, lokalizohen nga zjarrfikësit e banorët

Autori: Islam Morina 18:21 | 04 August 2021

Vendin tonë e kanë kapluar zjarret si pasojë e temperaturave të larta dhe pakujdesisë së qytetarëve, ku tashmë është shënuar edhe viktima e parë si pasojë e zjarreve.

Pasditen e së mërkurës në Lladrovc të Malishevës, janë evidentuar edhe dy vatra të reja zjarri, por si rezultat i reagimit të zjarrfikësve dhe autoriteteve tjera komunale, ato janë lokalizuar dhe vënë nën kontroll, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve ende janë duke e monitoruar situatën në mënyrë që të mos lejohet që zjarret të përhapen sërish nga era që po frynë.

-Advertisement-

Zjarret e sotme kanë rrezikuar banorët dhe shtëpitë e banimit, por falë reagimit të shpejtë të autoriteteve dhe banorëve, është arritur që të vihen nën kontroll këto dy vatra zjarri.

Njoftimi i plotë e Komunës së Malishevës:

“Përsëri vatra zjarri të reja por lokalizohen nga zjarrfikësit dhe vullnetarët
Sot në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri. Në këtë moment, ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë. Zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna e Malishevës.

Autoritetet lokale e qendrore vazhdimisht janë duke bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes sepse një pakujdesi e vogël me zjarret, mund të shndërrohet në tragjedi të madhe pasi temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto ditë shërbejnë si përshpejtues i zjarreve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera