Mali i Zi, Millatoviç zgjidhet president, provokojnë mbështetësit pro-serbë me thirrje Kosova është Serbi
Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 03 April 2023
Politikani pro serb Jakov Milantoviç, është zgjedhur president i Malit të Zi në raundin e dytë të votimeve ku mundi Milo Gjukanoviçin me rezultat të thellë. Kreu i ri i shtetit premtoi se brenda 5 viteve, Mali i Zi do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian. Pas shpalljes së rezultatit, para selisë së partisë “Evropa Tani”, mbështetësit festuan ndërkohë që nuk munguan as thirrjet nacionaliste: Kosova është Serbi!
E diela e 2 prillit shënoi fundin e epokës politike të Milo Gjukanoviçit në Mal të Zi, pasi Jakov Milantoviç u zgjodh president i vendit në raundin e dytë të votimit.
Fituesi ka marrë 60,2% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, ndërsa ish-presidenti Millo Gjukanoviç u mbështet nga 39,8% e votuesve duke u larguar nga pushteti pas plot 30 vitesh.
Kreu i ri i shtetit tha se Mali i Zi bëri dhe i tha lamtumirë regjimit të Gjukanoviçit dhe bëri një hap drejt të ardhmes më të mirë europiane.
“Në pesë vitet e ardhshme ne do ta anëtarësojmë Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, nuk do të ketë më kurrë konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian”.
E teksa Milantoviç bënë këto deklarata mbështetësit e tij kanë provokuar gjatë festës para selisë “Europa tani” me thirrje Kosova është Serbi! Siç raportojnë mediat serbe, përkrahësit e Milatoviç, një politikan pro serb, mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi” dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”
Milo Gjukanoviç, 61 vjeç, i cili ka shërbyer herë si kryeministër e herë si president i Malit të Zi për 33 vjet, pranoi humbjen duke e uruar fituesin.
“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha Gjukanoviç.
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviç, përgëzoi Milatoviçin për “zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383 mijë votues me një pjesëmarrje në nivelin e 70,7%.
Jakov Millatoviç është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, forcë politike e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari i zgjedhur president, ka hyrë në politikë më pak se tri vite më parë.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...