Magnezi dhe kalciumi për shëndetin e mirë/ Dozat e sakta dhe ushqimet ku gjenden
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 27 November 2020
Kalçiumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor. Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi. Trupi i njeriut ka nevojë për më shumë se 100 mg nga këto minerale. Si kalçiumi ashtu edhe magnezi mund të merren nëpërmjet ushqimit por edhe suplementëve. Kalçiumi është i domosdoshëm për kockat por përmirëson komunikimin ndërqelizor, indet e muskujve dhe sekretimin e hormoneve.
Magnezi nga ana tjetër përdoret për prodhimin e ADN-së dhe proteinave për muskujt, kockat dhe sistemin imunitar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, magnezi i vjen në ndihmë trupit për përthithjen e kalçiumit. Mungesa e tij mund të shkaktojë probleme mendore siç është ankthi apo depresioni por edhe konstipacion dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Nivelet e ulëta të magnezit çelin udhën e sëmundjeve të zemrës, shumë herë më tepër se kolesteroli i lartë apo yndyrnat.
Ushqimet e Pasura me Magnez
Tërshëra
Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.
Spinaqi
Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Farat e Kungullit
Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.
Farat e Linit
Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre. Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit. Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.
Çokollata E Zezë
Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.
Cili Është Kombinimi I Duhur I Magnezit Dhe Kalçiumit
Doza e rekomanduar ditore e kalçiumit është 1,000 mg. Nëse njeriu merr këtë sasi çdo ditë, atëherë duhet ta shoqërojë atë me 500 mg magnez në ditë. Ekspertët thonë se doza prej 1,000 mg e kalçiumit duhet ndarë në dysh ose në minidoza për konsum gjatë ditës. Ndonëse ju mund të jeni në gjendje të merrni sasi të mjaftueshme të kalçiumit nëpërmjet ushqimeve, nëse magnezi mungon, atëherë kalçiumi nuk do të përthithet mirë nga trupi./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...