Macron shtyn vizitën në Gjermani shkaku i trazirave në Francë

Autori: Gazeta inFokus
16:17 | 01 July 2023
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik, pas katër ditëve të trazirave në Francë. Lajmin e ka konfirmuar presidenca e Gjermanisë.
“Presidenti francez Macron foli sot me telefon me presidentin gjerman [Frank-Ëalter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij”, tha presidenca gjermane më 1 qershor.
“Presidenti Macron kërkoi shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani”, shtoi ai.
Ministria e Brendshme e Francës tha se 1,311 persona ishin arrestuar gjatë natës, krahasuar me 875 arrestime një natë më parë, megjithëse dhuna ishte, sipas tyre, “në intensitet më të ulët”.
Nahel, një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një oficer policie gjatë një ndalese trafiku më 27 qershor në periferi të Parisit, në Nanterre. Vrasja e tij ka nxitur protesta masive në mbarë Francën.
Në një deklaratë, Elysee tha se Macron kishte shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Francë gjatë ditëve në vijim, duke pasur parasysh situatën në vend.
Një burim i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se nuk është rënë dakord për asnjë datë të re për vizitën e shtyrë.
Steinmeierit “i vjen keq për anulimin dhe ka mirëkuptim të plotë duke pasur parasysh situatën në vendin tonë fqinj”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e tij.
Ai shpreson se “dhuna në rrugë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se paqja sociale mund të rivendoset”.
Vizita shtetërore shihej si një mundësi për të rigjallëruar marrëdhëniet mes dy gjigantëve të BE-së. Udhëtimi tre-ditor do të kishte shënuar vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Gjermani që nga viti 2000, kur Zhak Shirak udhëtoi për në Berlin.
Një burim francez vuri në dukje megjithatë se të dyja palët kanë “shumë mundësi” për t’u takuar dhe se kjo vizitë ishte më shumë një takim për të festuar miqësinë franko-gjermane, sesa një takim rreptësishtë politik.
Si e tillë, koha për këtë vizitë nuk ishte “e përshtatshme”./REL

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...