Lajme

Macron: Nuk ka ardhur ende koha për dialog me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 17 February 2023

Askush nuk mund të ndryshojë gjeografinë e Rusisë dhe askush nuk mund të ndryshojë faktin që Rusia është pjesë e Evropës, tha presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Monako.

“Paqe në Evropë mund të ketë vetëm nëse ka një përgjigje për çështjen ruse. Unë gjithmonë kam paralajmëruar se nuk duhet të jemi naivë dhe t’i marrim situatat lehtë”, tha Macron.

“Ne duhet të vazhdojmë dialogun aty ku është e mundur. Edhe nëse nuk është ende koha për dialog”, shtoi ai.

-Advertisement-

“Ne jemi gati të bëjmë një përpjekje, por jemi gjithashtu të gatshëm t’i rezistojmë një konflikti më të gjatë. Në afat të shkurtër është e qartë se Rusia nuk mund të fitojë dhe agresioni i saj duhet të dështojë”, theksoi Macron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera