Macron i shkruan Metës për 28 Nëntor: Ju mbështesim për në BE
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/macron-1-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:24 | 28 November 2021
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Teksa përcjell përgëzimet në emër të popullit francez, Macron shpreh dëshirën që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, veçanërisht në fushën ekonomike.
“Zoti President, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju përcjell gjithë përgëzimet e mia dhe në emër të popullit francez! Dëshiroj që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019!
Përfitoj nga ky rast për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.
Në këtë kontekst përshëndes përpjekjet e mëdha të Qeverisë dhe të popullit shqiptar për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga Këshilli në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negovciatave të aderimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Ashtu si dhe gjatë Samitit të fundit të Brdos, ju siguroj për angazhimin e Francës në realizimin e kësaj konference të parë.
Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendit tuaj në mbështetje të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe më gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kemi së shpejti në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara Duke ju përtërirë përgëzimet e mia më të sinqerta, ju lutem të pranoni, Zoti President, sigurinë e konsideratës time të lartë”, thuhet në letrën e tij.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/TEB_Visual_Visa-Infinite_WEB-1.jpg)
Të tjera
-
Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?
Edhe pse nuk pa pasur një datë formale të martën e shkuar, më 11 qershor, ven...
-
Qeveria i mbulon shpenzimet për mërgimtarët rreth polisës kufitare
Tre milionë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve të polisës kufitare. ...
-
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me mbështetje financiare nga fondet I...
-
Kosova zyrtarisht anëtare e koalicionit të Deminimit për Ukrainën
Kosova është bërë edhe zyrtarisht pjesë Koalicionit të Deminimit për Ukrainën...
-
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
Ka vdekur në moshë të re, hoxha Ekrem Kodraliu nga Podujeva.Lajmin për vdekje...
-
Nikollë Camaj propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi
Deputetët Nikollë Camaj, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni i kanë dërguar një letër ...
-
Shkoi në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazh, ndërron jetë në Qabe haxhiu nga Podujeva
Kishte shkuar në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të marrë p...
-
Osmani udhëton drejt Shkupit, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup, M...
-
Qeveria i përgjigjet ambasadorit amerikan në Serbi: Njohja e ndërsjellë është synim i yni në dialogun e Brukselit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill të martën deklaroi se Serbisë ...
-
“Arrestimi i shtetasve të Kosovës në Serbi”, Haxhiu: Ndërkombëtarët të bëjnë presion të ndalen veprimet e tilla
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i qytetarëve të K...
-
Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vra *jen e të bijës
Gruaja 32-vjeçare e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj tetëvjeçare është shp...
-
Kica- Xhelili dhe Ramadani përplasen në konferencën e NDI, deputetja e LDK-së ia përmend Dejona Mihalin
Po mbahet konferenca “Information Integrity & AI: Impact in a Global Elec...