Fokus

“Ma vrânë shokun para syve, veç e lshun kamt”- Tronditë Arian Mavriqi, me lot në sy tregon këtë histori për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 25 October 2024

Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi këtë të premte në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka folur për herë të parë rrëfime nga jeta e tij personale, shkruan Gazeta Infokus.

I pyetur për momentin më të vështirë në jetën e tij, ai ka rrëfyer pjesën kur policia serbe i kishin vrarë shokun e tij Ardian Qarrin që në atë kohë kishte qenë 16 vjecar.

“Ai ka qenë moment i tmerrshëm që e kujtoj edhe sot, ma vranë shokun para syve, vec kur e lshun kamt e kur shkova posht tek kafiteritë në Kamenicë me ju tregu që e vrajtën ka qenë moment I tmershëm sikur jamë cmend se qysh është e mundur me e vra e kurr nuk e harroj atë moment”, është rrëfyar Mavriqi me lot në sy.

-Advertisement-

Po ashtu fotografi nga Kamenica ka treguar edhe për disa sfida të tij gjatë jetës, për fëmijërinë, gjendjen ekonomike, e edhe për shkollimin, universitetin që nuk mundi të e përfundonte.

“Fotografistët ma të mirë në planet janë ata që nuk kanë kry shkollë të fotografisë, asnjë prej tyre, artistë lind”, shtoi tutje Mavriqi në emision e që është prodhim i Gazetës Infokus.

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera