Fokus

LVV-ja kap edhe QKUK-në: Daja i gruas së Mefail Bajqinovcit e shoku i Arben Vitisë emërohet zyrtarisht drejtor

Autori: H.Smajli 14:25 | 05 July 2023

Elvir Azizi me 7 vota pro është emëruar drejtor nga Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Gazeta Infokus kishte raportuar se partia në pushtet po mundohet që në krye të QKUK-së të vendosë, dajën e bashkëshortes të deputetit të po kësaj partie, Mefail Bajqinovci, drejtorin e zgjedhur sot i cili ishte vlerësuar me me më së shumti pikë edhe në intervistë.

LEXO EDHE: Ekskluzive: Edhe daja i gruas së Mefail Bajcinovcit po synon postin e drejtorit në QKUK

-Advertisement-

E këtë lidhje familjare për Gazetën Infokus nuk e kishte mohuar as vetë Azizi, duke ironizuar e duke thënë se “ndoshta ajo mua më ka familjar”, e duke thënë që ende nuk e konsideron veten person publik pavarësisht se po kandidonte për një pozitë si drejtori i QKUK-së.

“Po ndoshta ajo është familjare e jemja, unë nuk po të kuptoj ku është problemi se na, në rregull jemi ti merru me punën tanë në rregull por unë person publik hala s’jam unë jam person privat. Për momentin nuk jam nëse bëhem nëse më zgjedh dikush nëse bëhna person publik ndonjëherë atëherë të lutem urdhëro, je e mirëseardhur, për momentin çështjet e mia personale”, kishte thënë ai.

Derisa Azizi ka konfirmuar edhe që ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën kur Arben Vitia ishte ministër për herë të parë.

Një lidhje mes Azizit dhe Vitisë është raportuar vazhdimisht në media, e ky i fundit sot ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së drejtorit të ri të ShSKUK-së.

Ndonëse tash drejtori i QKUK-së i kishte mohuar lidhjet e tij me ministrin Vitia duke thënë për Gazetën Infokus se funksioni i tij në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk ishte afatgjatë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ministrin dhe se ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë për të kandiduar për të parin e QKUK-së.

LEXO EDHE: Kapet edhe QKUK-ja: Daja i gruas së Mefail Bajqinovcit merr më së shumti pikë për pozitën e drejtorit

“Kam qenë ekspert i Bankës Botërore i angazhuar prej Bankës Botërore për çështje të farmacisë edhe nuk kam pas punë drejtpërdrejtë me ministrin fare. Domethënë kam pas punë me administratën e Ministrisë së Shëndetësisë edhe i kam marrë detyrat edhe i kam raportuar. Faktikisht nga Banka Botërore, ata më kanë angazhuar, është projekt i BB që është partner strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë”, kishte deklaruar Azizi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera